image Komuna e Prishtinës ia vë pikën debatit: Shtatorja e Anton Çettës do të vendoset në oborrin e Fakultetit të Filologjisë

Sociale

Komuna e Prishtinës ia vë pikën debatit: Shtatorja e Anton Çettës do të vendoset në oborrin e Fakultetit të Filologjisë

news image

Ideja që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë është hedhur poshtë nga Komuna e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, ka thënë se kjo shtatore do të vendoset në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, aty ku edhe është vendosur në vendimin e 12 nëntorit të viti që sapo lamë pas.

“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka shkruar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, në Facebook.

Kujtojmë që edhe mbrëmë pati një reagim të familjes Çetta, të cilët po ashtu kundërshtuan idenë që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborrin e katedrales./Gazeta Sinjali/