Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se nga nesër mund të furnizohen me insulinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë tregohet se furnizimi do të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftoj se që nga nesër me datë 7 korrik 2021, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftim.
Tutje komuna e Prishtinës ka treguar se kontrata për furnizimin me insulinë është realizuar nga vetë kjo komunë, si dhe sasia që kanë siguruar do të mbulojë nevojat e banorëve për pesë muajt e ardhshëm./Gazeta Sinjali/