Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të vazhdojë të ofrojë shërbime falas për mamografi edhe përgjatë muajit nëntor.
Këto shërbime ofrohen në të gjitha Qendrat Klinike Familjare të kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjatë muajit tetor kemi ofruar shërbime falas të mamografisë për të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës. E këtë shërbim po e vazhdojmë edhe gjatë muajit nëntor”, thuhet në njoftimin.
Gjithashtu, komuna ka ftuar për kontrolla rutinore të gjitha gratë e Prishtinës për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit./GazetaSinjali/