image Komuna e Lipjanit respekton vendimin e Qeverisë: Mësimi të hënën do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat

Kosovë

Komuna e Lipjanit respekton vendimin e Qeverisë: Mësimi të hënën do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat

news image

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se dita e hënë do të jetë ditë e rregulltë pune dhe se mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se në të gjitha institucionet shtetërore dhe institucionet arsimore do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat antiCOVID të ndërmarra nga Qeveria.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se dita e hënë do të jetë ditë e rregulltë pune, dhe mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit.Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit./Gazeta Sinjali/