image Komuna e Klinës nuk ka pranuar ende materiale mbrojtëse kundër koronavirusit

Kosovë

Komuna e Klinës nuk ka pranuar ende materiale mbrojtëse kundër koronavirusit

news image

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka konfirmuar se komuna që ai udhëheq ende nuk ka pranuar furnizim me materiale mbrojtëse  kundër koronavirusit. Në një lidhje direkte televizive, Elezaj theksoi se aktualisht në Klinë po bëhet selektimi i pacientëve para QKMF-së.

“Për momentin në hyrje të QKMF-së kemi vendosur një tendë dhe aty po bëhet selektimi i pacientëve që kanë simptoma të koronavirusit. Kjo është një paramasë që njerëzit që kanë simptoma të koronavirusit të mos futen në QKMF”, tha Elezaj në emisionin ‘Frontal’, transmeton Gazeta Sinjali.

Sa i përket mospranimit të materialeve mbrojtëse ai tha se arsyetimi i qeverisë ka qenë se nuk kanë arritur t’i blejnë.

“Ende nuk kemi pranuar materialet mbrojtëse dhe e kemi shprehur si kërkesë…Ata (qeveria) arsyetohen në pamundësi të blerjes së masave mbrojtëse, na mungojnë rrobat për t’u  mbrojtur kundër koronavirusit”, tha më tej Elezaj. /Gazeta Sinjali/