image Komuna e Junikut ndalon përdorimin e veturave zyrtare për nevoja personale

Politikë

Komuna e Junikut ndalon përdorimin e veturave zyrtare për nevoja personale

news image

Kryetari i Komunës së Junikut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur se kjo komunë ka ndaluar përdorimin e veturave zyrtare për nevoja personale të zyrtarëve komunal, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se për shfrytëzimin e tyre duhet dhënë llogari para qytetarëve të Junikut.

“Me këtë vendim synojmë të ndalojmë keqpërdorimin e veturave zyrtare të Komunës së Junikut, pastaj të kursejmë buxhetin e komunës për derivate dhe servisim të veturave të amortizuara si dhe përfundimisht të ndalojmë fenomenin e shfrytëzimit të veturës së komunës sikurse të ishte veturë private”, ka shkruar Shehu.

Ai për fund ka shkruar se “Vetëm me këtë qasje, Komuna e Junikut do të mund të ofroj rezultatet që i presin qytetarët e Junikut”./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.