image Komuna e Junikut kritikon Ministrinë e Financave për rritjen e faturave të tatimit në pronë

Politikë

Komuna e Junikut kritikon Ministrinë e Financave për rritjen e faturave të tatimit në pronë

news image

Pas rritjes se faturave të tatimit në pronë, ka reaguar edhe Komuna e Junikut, duke akuzuar Ministrinë e FInancave për rritjen e faturave pas vlerësimit të pronave.

Në një postim në faqen e Komunës së Junikut, thuhet se ashtu siç jeni në dijeni para pak ditëve janë printuar faturat e reja të tatimit në pronë. Faturat e tatimit në pronë, për vitin 2023 kanë pësuar ndryshime për shkak të vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

Më tej në njoftim thuhet se Ministria e Financave Punës dhe Transfereve e cila sipas Ligjit Nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e palujtatshme nenit 18 e ka për obligim që t’i bëj vlerësimet e pronave çdo 3 vjet ose 5 vjet, pra, edhe këtë vlerësimin e fundit nuk e ka bërë komuna.

“Komuna e Junikut, nuk ka bërë rritje të normave tatimore dhe as të faturave të tatimit në pronë. Ajo çfarë ka ndikuar në këtë rritje është vlerësimi i pronave, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë”, thonë nga Komuna e Junikut.

Në njoftim thuhet se Komuna përcakton vetëm vlerën e normave tatimore në bazë të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimit në Pronën e Paluajtshme neni 9 i këtij ligji, na jep të drejtë të caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit, që është 0,15% deri 1%. Komuna e Junikut, në bazë të vendimit në Kuvendin Komunal ka caktuar që niveli i normave për vitin 2023 të jetë 0.15%, pra vlera minimale e caktuar me ligj.

Më tej thuhet se tatimi mbi pronën është detyrim ligjor dhe i pashmangshëm, komuna nuk e ka të drejtën ligjore që të fal obligimet që dalin nga ky ligj.

“Andaj të gjitha proceduat për pagesën e tatimit në pronë janë të zbatueshme dhe në fuqi”, thuhet në njofimin e Komunës së Junikut.

/GazetaSinjali/