image Komuna e Gjilanit ka shënuar rënie të madhe të infeksionit me COVID-19

Shëndetësi

Komuna e Gjilanit ka shënuar rënie të madhe të infeksionit me COVID-19

news image

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se në këtë komunë ka rënie të madhe të infeksionit me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Në mbledhjen e Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ismajli ka thënë se tashmë në Gjilan ka vetëm 69 raste aktive me virus.

Deri më tani në Komunën e Gjilanit janë 996 persona të infektuar me COVID-19, 886 prej tyre të shëruar, 69 raste aktive, 16 të hospitalizuar dhe 44 persona të vdekur. /Gazeta Sinjali/