Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se niveli qendror nuk do të lejojë që nesër të mbahet tregu.
“Përkundër respektit për të gjithë ata që janë frekuentues të tregut të Fushë-Kosovës, ne si komunë nuk mund të garantojmë që nesër do të ketë treg, prandaj për të mos krijuar shpenzime materiale-financiare dhe humbje kohe, ju njoftojmë se nesër, e martë më datë 04.08.2020 nuk lejohet nga niveli qendror që të punojë tregu në Fushë-Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune. /GazetaSinjali/