Komuna e Fushë Kosovës po e zbaton vendimin e Qeverisë që nesër të jetë ditë pune në të gjitha institucionet e këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Fushë Kosovës.
“Bazuar në Vendimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit, dhe Drejtoria e Administratës, njoftohen qytetarët dhe të gjithë puntorët e shërbimit civil se dita e Hënë (30.11.2020) do të jetë ditë pune”, thuhet në njoftim.