Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se ka ndihmuar ditë më parë disa familje në nevojë nga Ferizaj, me pako ushqimore e higjienike si mbështetje për të tejkaluar vështirësitë që prodhoi pandemia me koronavirus.
Ndërsa, sot kjo mbështetje ka vazhduar me donacionin e maskave, dorëzave dhe pajisjeve informative për Komunën e Ferizajt.
Këtë mbështetje e ka pranuar, ish-nënkryetari i Komunës, Florim Bajrami dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.
Ata thanë se kjo mbështetje është e rëndësishme për tejkalimin më të lehtë të kësaj situate me pandeminë e virusit COVID-19.
Komuna e Ferizajt shpreh publikisht falënderimin për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që dhuroi këto materiale e pajisje. /Gazeta Sinjali/