image Komuna e Drenasit ngushëllon familjen e njëvjeçares që u mbyt dje në një pishinë

Sociale

Komuna e Drenasit ngushëllon familjen e njëvjeçares që u mbyt dje në një pishinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se një fëmijë 1-vjeç ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë.

Komuna e Drenasit sot ka dal me një telegram ngushëllimi për familjen Zymeri nga Likoshani.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës i shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Zymeri nga Likoshani.

“Më dhimbje të thellë, stafi i Komunës, ka marrë lajmin tragjik, për jetën e humbur aksidentalisht të fëmijës i cili sipas informacioneve në media humbi jetën në pishinë, ishte lajm tronditës për gjithsecilin nga ne, është humbje e madhe jo vetëm për familjen por për gjithë qytetarët e Komunës sonë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymeri për humbjen e madhe”, thuhet në ngushëllimin nga kryetari Lladrovci dhe stafi i Komunës së Drenasit. Ngushëllime familjes” shkruan në njoftim.

/GazetaSinjali/