image Tragjike: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Likoshan të Drenasit

Siguri

Tragjike: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Likoshan të Drenasit

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë është mbytur në një pishinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë 1-vjeçare, e cili ka humbur jetën në pishinën për fëmijë.

Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hetimet për rastin kanë filluar ndërkohë që ende s’dihen detaje të tjera.

/GazetaSinjali/