Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka folur për deklarimet e fundit të Millorad Dodikut, duke thënë se me këtë të fundit duhet të merret prokuroria e shtetit.
Komshiq ka thënë se është duke pritur nëse shteti do të ndërmarr masa, derisa thotë se nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, atëherë do të angazhohet vetë për ngritjen e një padie penale ndaj Millorad Dodik.
Ai tutje ka thënë se çmenduria do të vazhdojë derisa Dodik të marrë terapinë e duhur dhe të këndellet.
“Unë do të pres të shoh se çfarë do të bëjë Prokuroria, nëse nuk bëjnë asgjë, është detyrimi im të bëj një kallëzim penal. Derisa zotëria të vijë në vete dhe të marrë terapinë e duhur, çmenduria do të vazhdojë deri atëherë”, ka thënë Komshiq.
Millorad Dodik kohëve të fundit është duke dhënë sinjale që do të çojë situatën në Bosnje e Hercegovinë drejt destabilizimit.
Dodik ka kërkuar armatim nga Rusia, derisa një gazetar boshnjak ka thënë se bashkë me Vuçiqin janë duke bërë përpjekje për shkëputjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë./GazetaSinjali/