image Kompensohen 56 familje të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Malishevë

Sociale

Kompensohen 56 familje të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Malishevë

news image

Komuna e Malishevës sot ka ekzekutuar mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së vendit për 56 familjet e dëmtuara nga vërshimet e fundit në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, Valon Mazreku, pasi që ka pranuar konfirmimin nga niveli qendror, ka njoftuar se janë kompensuar 56 të dëmtuar në ekonomitë familjare, për dëmet e pësuara gjatë vërshimeve të fundit.

Ai në mes tjerash ka njoftuar se shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro.

Përndryshe, nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Gazeta Sinjali/