Edhe kompania “ISOTHERM MUJA SH.P.K” është në mesin e atyre që pranuan para nga mjetet e vjedhura nga Thesari i Shtetit.
“LDA Group”, 298.705.00 euro i transferoi te kompania “ISOTHERM MUJA SH.P.K shkruan Gazeta Sinjali.
Pronar i kompanisë, që i përfitoi këto mjete është Mujë Llugaxhiu, nga Komuna e Suharekës.
Transferi u krye më datë 12/10/2020. Ndërsa këto mjete shkuan në emër të “Pages e pro faturës nr PRO-20-000001”. /Gazeta Sinjali/