image Kompania në Prishtinë derdh vaj motori në rrugë, shkaktohen tri aksidente

Siguri

Kompania në Prishtinë derdh vaj motori në rrugë, shkaktohen tri aksidente

news image

Shoferët në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë “ia kanë parë sherrin” një kompanie të papërgjegjshme, raporton Gazeta Sinjali.

Nga kamioni i kësaj kompanie ka rrjedhur vaji i motorit, i cili ka lyer gjithë rrugën.

Si pasojë e rrëshqitjes nga vaji, tri aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në këtë rrugë.

Rasti është denoncuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, teksa është publikuar edhe video.

“Sot në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motori dhe e gjithë rruga është lyer me vaj! Tri aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”, thuhet në mbishkrimin e videos./Gazeta Sinjali/