Agjencia e lajmeve Bloomberg i ka kushtuar artikull kompanisë kineze Shein e cila është duke i shkatërruar kompanitë evropiane të modës shkaku i çmimit të lirë, transmeton Sinjali.
Kompania Shein merret me shitjen e veshjeve duke përdorur sistemin online dhe kanë një çmim dukshëm më të lirë sesa veshjet e markave tjera botërore.
Kompania Shein e cila gjendet në Kinë sipas Bloomberg nuk ka dëshirë të ekspozohet si një firmë kineze meqë druhet se njerëzit nuk do i blejnë produktet e tyre.
Përparësi e kësaj kompanie kineze për dallim nga kompanitë e tjera siç është Zara ose H&M dhe të tjerët është se Shein nuk ka një rrjet të dyqaneve.
Ata janë vetëm online. Sipas kësaj agjencie njëra prej arsyeve për çmimin kaq të ulët është se Kina ka implementuar politika të cilët e bëjnë më të lehtë që prodhuesit të eksportojnë jashtë vendit.
Por Bloomberg thekson se Kina në vazhdimësi po prodhon tensione me vendet e tjera dhe kjo do të ndikojë që Shein të mos mund të zgjerojë kapacitetin. Pra ky është i vetmi rrezik që i kanoset kësaj kompanie/ Gazeta Sinjali/