image Kompania e brendit 'PUMA' përzgjedh Dhurata Dorën për kampanjën e saj

Bota e Yjeve

Kompania e brendit ‘PUMA’ përzgjedh Dhurata Dorën për kampanjën e saj

news image

Dhurata Dora çdo ditë e më shumë po merr vëmendje në tregun ndërkombëtar.

Kjo gjë po i impresionon kompanitë me renome botërore, ku ndër to është edhe kompania e brendit PUMA.

Kësaj radhe, PUMA përzgjodhi Dhurata Dorën për kampanjën e saj në tregun e Evropës, e cila u realizua në bashkëpunim me distributorin gjigant Zalando.

Kjo kampanjë do të menaxhohet nga një kosovare, e cila punon dhe vepron në Gjermani, që njihet si Mirëlinda. Ajo që shumë vite bashkëpunon me artistë nga e gjithë bota përmes kompanisë së saj “0711 Talents”.

PUMA ka thyer rekorde të shitjeve në bashkëpunime marketingu me artistët më të njohur, si Rihanna, Selena Gomez apo The Weeknd. /Gazeta Sinjali/