image Kompania Apple për herë të parë e fut Kosovën në shërbimet e veta

Kosovë

Teknologji/ Kompania Apple për herë të parë e fut Kosovën në shërbimet e veta

news image

Kompania më e madhe softverike, Apple, ka njoftuar se sot ka zgjeruar shërbimet e saj edhe për shumë klientë të tjerë të saj, duke përfshirë edhe Kosovën për herë të parë.

Në programet shërbyese të kësaj kompanie si App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcast tani më janë në shërbim edhe në 20 vende të tjera të cilat më parë nuk gëzonin këtë të drejtë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne jemi të kënaqur të sjellim shumë nga shërbimet më të dashura të Apple për përdoruesit në më shumë vende tjera si kurrë më parë,” ka thënë Oliver Schusser, nënkryetari i Apple.

E në këtë listë të shteteve, ku kjo kompani ka miliarda përdorues tani i është shtuar edhe shteti i Kosovës.

Ndryshe, Apple solli revolucion në Teknologji me krijimin e Macintosh në vitin 1984. Sot kjo kompani udhëheq botën me produktet si Apple, Ipad, Mac, Apple Watch dhe Apple Tv./ Gazeta Sinjali/