image Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan falënderon Kosovën për gatishmërinë e strehimit të afganëve

Politikë

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan falënderon Kosovën për gatishmërinë e strehimit të afganëve

news image

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talebanët.

Në një postim në Twitter, ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.

“Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre.

Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, pasi forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre muajin e fundit, fushata e talebanëve u përshpejtua meqë mbrojtja e ushtrisë afgane, ra.

/GazetaSinjali/