image Komiteti Olimpik i Kosovës e mbështet vendimin e qeverisë për ngjarjet sportive pa publik

Sporte të tjera

Njoftim/ Komiteti Olimpik i Kosovës e mbështet vendimin e qeverisë për ngjarjet sportive pa publik

news image

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa publik.

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e sotme ka marrë masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Ndër, të tjera u mor vendimi që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut deri te një vendim i ardhshëm.

“Komiteti Olimpik i Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë, duke e konsideruar se shëndeti i qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë i sportistëve, është primar. KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i zbatojnë vendimet e marra”, thuhet në komunikatë të KOK-ut./Gazeta Sinjali/