Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
I pari i ekzekutivit tha se shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës pasi do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.
Kurti ka felenderuar ministren Gërvalla dhe zëvendësministrin Ahmeti për punën e pandërprerë dhe përkrahjen e pakursyer.