image Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri mblidhet nesër, diskutohet për masa të reja antiCOVID

Shqipëri

Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri mblidhet nesër, diskutohet për masa të reja antiCOVID

news image

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Menaxhimin e pandemisë COVID-19 pritet që të mblidhet sërish nesër për të shqyrtuar masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Komiteti ishte mbledhur dy ditë më parë, ku edhe vendosi që masat që ishin aktuale të mbeten në fuqi, pra nga ora 20:00 të kufizohet lëvizja dhe të mbyllen baret dhe restorantet.

Ky vendim nuk u mirëprit nga shumë ekspertë, politikanë, pasi që ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19.

Por, vetë anëtarët e Komitetit që një ditë pas mbledhjes kanë thënë se situata nga pandemia në Shqipëri është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen ditën e nesërme ndërkohë që gjatë 24 orëve në Shqipëri u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë./Gazeta Sinjali/