image Komisioni për Legjislacion i jep dritën e gjelbër anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

Drejtësi

Komisioni për Legjislacion i jep dritën e gjelbër anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka aprovuar emrat e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për shumë kandidatë që po presin t’i nënshtrohen këtij provimi.

Në muajin prill të këtij viti, ministria e udhëhequr nga Haxhiu ndryshoi vendimin lidhur me pagesat e kandidatëve për paraqitjen e këtij provimi, duke e ulur atë për 50%.

Në bazë të këtij vendimi, nga shuma prej 100 euro sa ishte, me vendimin e ri, paraqitja e provimit të Jurisprudencës do të kushtojë 50 euro./Gazeta Sinjali/