Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shtyrë mbledhjen e paraparë që të fillojë në ora 10:00 të mërkurën, në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja fillimisht kërkoi që shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të shtyhet pas datës 23 qershor, ngase mungon mendimi i Qeverisë për këtë çështje.
Ai me tej në konsultim edhe me deputetët vendosën që mbledhja të shtyhet e të mbahet të mërkurën gjatë ditës.
Në rend të ditës ishte edhe diskutimi rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr.KO190/19, ku i ftuar ishte ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.