image Gazetari në lot derisa rrëfeu për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët

Sociale

Gazetari në lot derisa rrëfeu për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët

news image

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri.

Aty, gazetarët treguan vështirësitë dhe dhunën që e kanë përjetuar nga grupet kriminale në veri.

E gazetari Pleurat Salihu ka shpërthyer në lot derisa ishte duke treguar për sulmin që u bë ndaj tyre të premten e javës së kaluar.

Salihu tha se të gjithë gazetarët dhe kameramanët që ishin aty të premten kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vizitoi kryetarin e Leposaviqit në komunë, Lulzim Hetemin, ishin në rrezik për jetë.

“Nga ato çfarë kam dëgjuar dhe parë unë çdo gjë ka qenë e planifikuar ndaj neve për të na sulmuar”.

“Kemi qëndruar me një çadër na kanë larguar na kanë lënë në shi, më pas na kanë gjuajtur me gurë, tre herë më kanë goditur krahun, pos meje edhe kolegët e mediave të tjera”.

“Kemi vrapuar na kanë ndihmuar forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës”, ka thënë Salihu.

/GazetaSinjali/