image Komisioni Europian ndihmon Shqipërinë me 15 milionë euro

Rajon

Rajon/ Komisioni Europian ndihmon Shqipërinë me 15 milionë euro

news image

Komisioni Europian do t’i dhurojë Shqipërisë 15 milionë euro si ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kjo është bërë e ditur nga presidentja Ursula Von Der Leyen, e cila tha se situata do të monitorohet në terren nga Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, që e viziton Shqipërinë.

“Komisioneri Lenarçiç udhëton sot për në Shqipëri. Ai do të bëjë një vlerësim të detajuar të gjendjes së godinave të prekura nga tërmeti. Dhe sigurisht do të vlerësojë se çfarë lloj ndihme i nevojitet për rindërtim. Si një masë e parë, ne do të alokojmë nga fondi I fqinjësisë 15milionë euro, menjëherë, për të mbështetur popullin shqiptar”, citohet të ketë thënë ajo, raportojnë mediat e Shqipërisë./Gazeta Sinjali/