Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 do të mblidhet sot në orën 13:00, raporton Gazeta Sinjali
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa pas këtij takimi, ai do të dalë në konferencë për media.
“Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, marrin pjesë në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me korona virus. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Gazeta Sinjali