image Komisioni Disiplinor i FFK-së iu shqipton gjoba KF Drenicës dhe KF KEK-ut

Futboll

Komisioni Disiplinor i FFK-së iu shqipton gjoba KF Drenicës dhe KF KEK-ut

news image

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), u ka shqiptuar gjoba zyrtarëve të dy ekipeve, KF Drenicës dhe KF KEK-ut, shkruan Sinjali Sport.

Sipas njoftimit, vendimi i parë ishte ndaj klubit të FC Drenicës që u dënua me gjobë 1 mijë euro për shkak të mos respektimit të masave antiCOVID.

Ndihmës-trajneri i KF Drenicës, Skënder Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq dhe u dënua me tri ndeshje mos-lojë.

Edhe trajneri i kësaj skuadre Bledar Devolli, që kishte hyrë në fushë dhe kishte fyer zyrtarët e KF Besës, është dënuar me dy ndeshje mos-lojë.

Ndërsa, Kryetari i KF KEK-ut, Besian Mjeku, që ishte futur në dhomat e zhveshjes dhe kishte sulmuar verbalisht gjyqtarin e ndeshjes, është dënuar me tri ndeshje ndalesë të kryerjes së detyrave në klub.

Edhe Kryetari i KF KIKA është dënuar me dy ndeshje të mos zhvillojë veprimtarinë në klub, si shkak i sulmit verbal ndaj gjyqtarit./Gazeta Sinjali Sport/