image Komisioneri i BE-së për Zgjerim optimist rreth hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Botë

Botë/ Komisioneri i BE-së për Zgjerim optimist rreth hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Komisoneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’ia dalin t’i përmbushin reformat e domosdoshme për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Jam tejet i inkurajuar nga vizitat e mia në të dyja shtetet. Ato nuk po heqin dorë prej reformave… dhe do të shihni se ato do t’ia dalin. E nëse e bëjnë atë, atëherë të jeni të bindur se do të ketë hapje të negociatave”, citohet të ketë thënë komisioneri Oliver Varhelyi.

Sipas asaj që ka deklaruar komisioneri i BE-së për Zgjerim, këto dy shtetet të Ballkanit pritet që ta tejkalojnë kundërshtimin francez.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka bllokuar hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në muajin tetor, ka thënë gjatë fundjavës se është i gatshëm t’ua mundësonte fillimin e bisedimeve për anëtarësim, po që se Komisioni Evropian iu jep vlerësim pozitiv gjatë muajit të ardhshëm.

Nëse atyre iu jepet drita e gjelbër, miratimi do t’i hapë rrugë samitit të liderëve të BE-së dhe të gjashtë shteteve kandidate të Ballkanit: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Zagreb gjatë muajit maj./Gazeta Sinjali/