Nesër në Republikën e Kosovës vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, njofton Gazeta Sinjali.
Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.
Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Ndërsa, do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25 në ndërtesën e Qeverisë. /Gazeta Sinjali/