image Komisioneri i BE-së: Kosova dhe Serbia të punojnë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Politikë

Komisioneri i BE-së: Kosova dhe Serbia të punojnë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

news image

Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparim, por që sipas tij mbetet shumë për të bërë në lidhje me reformat e brendshme, bashkëpunimin në rajon dhe forcimin e ekonomisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë kyçe për përparimin drejt BE.

Varhelyi tutje tha se “për Serbinë dhe Kosovën, kjo do të thotë të punohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga BE”./Gazeta Sinjali/