image Komente të neveritshme nga burrat pas aktit makabër të dhunimit të 11-vjeçares

Sociale

Komente të neveritshme nga burrat pas aktit makabër të dhunimit të 11-vjeçares

news image

Katër nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, kanë rënë në duart e shtetit. Vëllezërit Ekrem dhe G.Rexhepi, u dërguan dje në paraburgim. Edhe për dy të miturit e tjerë G.J. dhe Xh.S Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ndërsa i dyshuari i pestë është identifikuar dhe Policia është vënë në ndjekje të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

Por jo të gjithë janë të shokuar nga ky akt çnjerëzor, dhunuesit kanë gjetur mbështetje në rrjetet sociale.

Një numër komentuesish fajin e kanë hedhur te viktima.

“Per treshe kom ni! a per pesqe sefte sod niva” dhe “o me qef ka shku po Fore i kan Kto”, janë dy ndër komentet më të neveritshme që i kanë bërë dy burra.

Për këtë akt çnjerëzor që tronditi vendin Sinjali ka publikuar sot detaje të reja.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij G.Rexhepi.

Ekremi po dyshohet se ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain e dy të miturit e tjerë të dyshuar dhe vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.

Ata u larguan nga ai vend për një lokacion tjetër, ku pas një periudhe të shkurtër, Ekremi dyshohet se ka ndaluar veturën dhe e ka dhunuar vajzën e mitur. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje makabre, Ekremi dyshohet se më pas e ka thirrur të dyshuarin e pestë, i cili ndodhet akoma në arrati.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/