image Kombinoni këto ushqime dhe shikoni shtypjen e gjakut, ky do të jetë rezultati

Shëndeti

Kombinoni këto ushqime dhe shikoni shtypjen e gjakut, ky do të jetë rezultati

news image

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Shkencave Mjekësore në Iran, të ushqyerit me kombinimin hudhër dhe limon do të ndikojë në organizmin tuaj që të ulë nivelin e kolesterolit dhe rrezikun për atak kardiak.

Hudhra ka cilësi antibakterale, antikërpurdhore, antiinflamatore dhe antikancerogjene.

Veç kësaj, limoni është i pasur me vitaminën C me cilësi antioksidative, mirëpo në kombinim me limonin, ky antibiotik natyral bëhet edhe më i fuqishëmi.

Një dobi është mirëqenia e arterieve. Kur niveli i kolesterolit të keq është shumë i lartë, ai mund të depozitohet në arteriet tona. Kjo sjell uljen e qarkullimit të gjakut dhe rrezikun e atakut kardiak.

Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i preferuari. Nisur nga kjo, konsumimi më i shpeshtë i hudhrës me limonin ka përfitime të shkëlqyera.

Studimi u krye në 112 persona me nivele të larta të yndyrës në gjak. Këta njerëz ishin të ndarë në 4 grupe.

Grupi i parë merrte si hudhër ashtu edhe limon, grupi i dytë vetëm 20 gramë hudhër në ditë, grupi i tretë merrte vetëm një lugë çaji me lëng limoni dhe grupi i katërt nuk merrte asgjë.

Pas 8 javësh vëzhgimi, rezultati befasues erdhi nga grupi që kishte marrë 20 gram hudhër dhe një lugë çaji lëng limoni çdo ditë. Nivelet e tyre totale të kolesterinës dhe fibrinogjenit kishin pësuar ulje të konsiderueshme në krahasim me grupet e tjera.

Brenda studimit, u nënvizua sesi niveli i presionit të gjakut të grupit që merrte vetëm 20 gram në ditë hudhër u ul ndjeshëm në krahasim me grupet e tjera./ Gazeta Sinjali/