image Kombinimi i barnave nxit rezistencën e bakterit

Studim/ Kombinimi i barnave nxit rezistencën e bakterit

news image

Kombinimet me antibiotikë, të cilat përdoren shumë shpesh në praktikën mjekësor me qëllim të rritjes së mundësive për kurim të sëmundjeve, mund të përshpejtojnë zhvillimin e rezistencës bakteriale dhe për këtë arsye, studiuesja Natalie Balaban nga Universiteti i Jeruzalemit. thotë se paraqesin një praktikë potencialisht të rrezikshme për shëndetin publik.

Ky studim është i pari që tregon se, dhënia e dy antibiotikëve në kombinim për të njëjtin pacient mund të promovojë zhvillimin e rezistencës bakteriale.

Në praktikën klinike nuk është e pazakontë që mjeku të përshkruajë 2 antibiotikë të ndryshëm njëkohësisht ose brenda disa ditësh njëri pas tjetrit. Ideja që udhëzon këtë zgjedhje terapeutike është se, nëse një antibiotik nuk funksionon, sigurisht që do të funksionojë tjetri, kështu që shanset për të fituar mbi infeksionin rriten.

Ekspertët kanë parë që nëse pacienti është tolerant ndaj ilaçit të parë të marrë, ka më shumë të ngjarë që ai të mos jetë tolerant ndaj ilaçit të marrë menjëherë pas këtij dhe se do të zhvillohet rezistencë e vërtetë ndaj tij./Gazeta Sinjali/