Kombëtarja U-18 në basketboll për femra ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Sofja të Bullgarisë.
Basketbollistet e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj u mundën 85-35 nga Ukraina, duke mbyllur Grupin D me 3 humbje dhe asnjë fitore.
Edhe kjo sfidë, ashtu si ato të humbura ndaj Sllovenisë e Zvicrës, u dominuan nga basketbollistet rivale, që ishin ndjeshëm më superiore në parket. Bokrina me 11 pikë ishte shënuesja më e mirë e kombëtares në këtë sfidë.
Një turne i vështirë për vajzat kuqezi, me një mesatare të ulët pikësh për ndeshje (34). Dy sfidat e fundit në grup janë ato ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. /GazetaSinjaliSporti/