image Komandanti ukrainas në Azovstal: Armiku ka depërtuar brenda perimetrit të fabrikës së çelikut

Botë

Komandanti ukrainas në Azovstal: Armiku ka depërtuar brenda perimetrit të fabrikës së çelikut

news image

Komandanti ukrainas Denys Prokopenko, tregon për luftime të ashpra brenda kompleksit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Prokopenko është komandant i Regjimentit Azov që po qëndron brenda fabrikës së çelikut.

Për dy ditë tash, armiku ka depërtuar në territorin e fabrikës. Ka luftime të ashpra të përgjakshme”, ka thënë ai. “Unë jam krenar me ushtarët e mi që po bëjnë një angazhim mbinjerëzor për të frenuar armikun. E falënderoj gjithë botën për përkrahjen e jashtëzakonshme për rezistencën në Mariupol. Situata është ekstremisht e vështirë, por do të vazhdojmë të mbrohemi”, ka thënë Prokopenko, raporton CNN.

Fabrika Azovstal të mërkurën është përballë me bombardime të rënda.

/GazetaSinjali/