image Komandanti Ristuccia pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo skenari

Siguri

Komandanti Ristuccia pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo skenari

news image

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia u takua sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd, për të diskutuar situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij nga OKB-së.

Pas takimit me Vuçiqin, ai u takua edhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Komandanti i KFOR-it shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës pas ngjarjeve të 29 majit të kaluar, kur disa paqeruajtës të KFOR-it u plagosën gjatë sulmeve të paprovokuara të elementëve kriminalë të cilët depërtuan në protesta paqësore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it tha se mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

/GazetaSinjali/