Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Ristuccia, sot ka vizituar Leposaviqin, i cili ka arritur në hyrje të ndërtesës së komunës së kësaj komune rreth orës 11:00
Ristuccia në Leposaviq ka folur me ushtarët, por i njëjti nuk ka hyrë në ndërtesën e komunës.
Vetëm për një kohë të shkurtër ka vizituar ushtarët dhe është kthyer në drejtim të daljes nga Leposaviqi, raportohet në mediat lokale serbe në Kosovë.
Në ndërtesën e komunës në Leposaviq, që nga 29 maji ndodhet kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi, i cili që nga ajo kohë nuk u largua që aty.