image Komandanti i KFOR-it mori pjesë në stërvitjen ushtarake të ushtrisë serbe

Rajon

Komandanti i KFOR-it mori pjesë në stërvitjen ushtarake të ushtrisë serbe

news image

Përveç anëtarëve të ushtrisë serbe dhe zyrtarëve më të lartë të Serbisë, në stërvitjen ushtarake “Rrufeja 2021”, në Peshter, mori pjesë edhe komandanti i KFOR-it gjeneral major, Franco Federiçi.

Me këtë rast, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi se fuqia e ushtrisë serbe do të rritet drastikisht në nëntë muajt e ardhshëm.

“Fuqia e ushtrisë sonë do të rritet dhe ndryshohet në mënyrë drastike në nëntë muajt e ardhshëm”, tha Vuçiq, duke vlerësuar se forca e shtuar e ushtrisë tregon gjithashtu forcën e shtetit, sepse, siç tha ai, kjo nuk do të ishte e mundur pa një forcë më të madhe financiare.

Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake “Rrufeja” në Peshter, Vuçiq tha se shteti do të vazhdojë të investojë në ushtri.

“Ne nuk jemi të interesuar të kërcënojmë askënd, nuk jemi të interesuar në konflikte, luftëra, por ne jemi të interesuar të jemi në gjendje të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë vendin dhe popullin tonë. Asgjë më shumë se kaq, asgjë më e bukur se kaq, asgjë më e nderuar se kaq”, tha ai.

Presidenti serb falënderoi pjesëtarët e ushtrisë serbe të cilët, siç thotë ai, e kryen stërvitjen në mënyrë fantastike dhe vunë në dukje atë që të gjithë mund të shihnin sot.

Ai thekson kënaqësinë e veçantë që komandanti i KFOR gjithashtu ndoqi prezantimin e sotëm të stërvitjes dhe thotë se Serbia duhet të bashkëpunojë me njësitë e KFOR-it./Gazeta Sinjali/