image Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

Siguri

Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

news image

Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë, kjo për shkak të tensioneve të vazhdueshme që po ndodhin në veri të saj.

Pas kësaj situate të krijuar, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka qëndruar për vizitë në Bosnje, ku mbajti takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s në Sarajevë.

Ristuccia gjatë kësaj vizite takoi komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha.

“Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të publikuar në platformën “X”.

KFOR është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO me më shumë se 4000 trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë .

Së fundmi sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator, ka bërë që NATO të marr vendim që të rritë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

NATO bëri të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara, kështu duke rritur pranin e KFOR-it në Kosovë.

/GazetaSinjali/