image Komandanti i FSK-së në Bondsteel: Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve është motivim shtesë për FSK-në

Siguri

Komandanti i FSK-së në Bondsteel: Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve është motivim shtesë për FSK-në

news image

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të komandantit të Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Chris Mabis morri pjesë në drekën e organizuar për Ditën e Falënderimeve.

FSK-ja njofton se gjeneral Jashari dhe delegacioni i tij u prit në kampin Bondsteel nga kolonel Mabis për të festuar Ditën e Falënderimeve, që shënon një prej traditave më të vjetra të popullit amerikan.

Më tej në njofitmin e FSK-së thuhet se gjeneral Jashari shprehu falënderim të veçantë për ushtarakët amerikan dhe kolonelin Mabis për shërbimin gjatë misionit të tyre në Kosovë si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.

“Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve të FSK-së është motivim shtesë për pjesëtarët e FSK-së për të performuar në standardet më të larta”, tha komandanti i FSK-së.

/GazetaSinjali/