image "Komandant Malisheva" për akuzat e Deliu-Kodrës: Në kohën kur ju qeverisnit, ndodhi kurtha jonë

Politikë

“Komandant Malisheva” për akuzat e Deliu-Kodrës: Në kohën kur ju qeverisnit, ndodhi kurtha jonë

news image

Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, është paraqitur nga burgu ku foli për lakimin e emrit të tij në seancën plenare të parlamentit, ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e sulmoi ministren Albulena Haxhiu, duke i thënë se kunati saj është terrorist.

“Ajo ka gabuar rëndë duke e akuzuar Albulena Haxhiun, duke mos pas bazë tjetër se ku të kapet tjetër, si kundër-akuzë e përdori rastin tim, de-fakto duke dalë në anën kundërshtare, të cilët gjithmonë UÇK-në e kanë quajtur organizatë terroriste”, tha Krasniqi.

“Është vetë ajo që e ka votuar ligjin për gjykatën speciale që të dënohen burrat e UÇK-së, ishte vetë ajo që nuk e votoi ligjin për të ndjekur penalisht Serbinë për dhunimet në Kosovë që ka bërë Serbia mbi motrat dhe nënat tona”, u shpreh tutje i burgosuri në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse ti rreshtohesh në akuza që na kanë dhënë këta, atëherë de-fakto po del në anën e tyre, ne e dimë se prej këtyre nuk presim gjë më të mirë, as prej Serbisë e as prej Rusisë”.

“Unë nuk kërkoj prej saj që të kërkoj falje, por mendoj se duhet t’i kërkoj falje ministres së Drejtësisë, sepse e ka akuzuar për diçka që krejt populli e dimë se a jemi apo nuk jemi të tillë, a duhet të kemi akuza apo jo”.

“Primare për neve është lidhja me popullin, dhe tani populli po ia jep përgjigjen e duhur Deliut. Mbi të gjitha, popullit t’i kërkoj falje, sepse ka gabuar rëndë”.

Tutje, Krasniqi e akuzoi qeverinë e atëhershme se e dinin paraprakisht për aksionin që do të ndodhte në Kumanovë, si dhe i bëri thirrje Deliu-Kodrës që të formojë një grup parlamentar që të del në shesh e vërteta.

“Në kohën kur ju qeverisnit, kurtha jonë ndodhi, tani bëhu iniciatorë për me u formua një grup parlamentar për me hetua rastin tonë që të del në shesh e vërteta”.

“Qeveritaret e asaj kohe e kanë pranuar se e kanë ditë për aksionin”.

“Mos të harron Blerta Deliu se 10 dëshmorë janë vrarë në këtë betejë, e kanë përjetuar tmerrin edhe familjet tona, për vetët tona nuk kemi menduar pasi as nuk kemi besuar se do të jemi gjallë”, tha ai në KlanKosova.

“Mund t’i pyesni ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, ish-kryeministrin, Isa Mustafa. Ata e kanë ditë për aksionin”.

“Unë pres që Qeveria Kurti të bëj diçka për neve, ka bo diçka edhe Qeveria Haradinaj, por tash le të vazhdon edhe kjo Qeveri”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu./GazetaSinjali/