image Kolonelja e PK-së, pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë në ShBA

Siguri

Kolonelja e PK-së, pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë në ShBA

news image

Kolonelja e Policisë së Kosovës, Afërdita Mikullovci, ka marrë pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kursi i lidershipit është mbajtur nga 24 prilli deri 4 maj teksa pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara.

Kolonelja Mikullovci ishte pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në këtë kurs.

“Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonelja Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/