Në pikën e kalimit kufitar në Morinë po vijon të ketë fluks të madh të udhëtarëve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se drejt Shqipërisë në katër pikat e kalimit kufitar, Morinë, Shishtavec, Qafë prush dhe Qafë Marinë gjithsej kanë hyrë 16 mijë e 560 shtetas të huaj me rreth 4158 mjete.
Mediat në Shqipëri raportojnë se një fluks i njëjtë i automjeteve është vërejtur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në doganën e Morinës.
Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të qershorit ku edhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta./ Gazeta Sinjali/