Kolona të gjata të veturave janë krijuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, përkatësisht në Jarinjë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, nga menaxhmenti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kanë bërë të ditur se pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë.
“Pritja është në hyrje do të thotë rreth 90 min (1 orë e gjysmë)”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, ata treguan se nuk kanë ndonjë informacion se për çfarë arsye po ndodhin këto pritje.
“Nuk kemi informacione pse ka ndodhur kjo pritje”, thuhet ndër të tjera./Gazeta Sinjali/