image Serbët nisen për në Serbi, krijohen kolona të gjata në Jarinje (FOTO) - Sinjali

Serbët nisen për në Serbi, krijohen kolona të gjata në Jarinje (FOTO)

news image

Në pikën kufitare në Jarinje janë krijuar kolona të gjata të automjeteve për të hyrë në Serbi. Kjo për shkak se sot mbahet referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Serbi janë nisur qindra serbë të Kosovës, të cilët po udhëtojnë me autobusë ose me vetura private.

Qytetarët serbë të Kosovës mund të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufijve, në këtë pikëkalim qytetarët po presin deri në 60 minuta.

Ndërsa Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se kompani vendore të transportit janë angazhuar të kryejnë transportin e serbëve nga Kosova në Serbi.

Dje, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumit brenda territorit të vendit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin