Kolona të gjata janë krijuar në fshatin Dollc të komunës së Klinës, ku shkak i këtyre kolonave po thuhet se është prishja e makinerisë së KFOR-it, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata.
Ai thotë se “për shkak të prishjes së autobusit të KFOR-it, janë krijuar kolona me kilometra të gjata“.