image Kollçaku: Shëndetësia, ndër dështimet më të mëdha të Qeverisë Haradinaj

Kosovë

Kollçaku: Shëndetësia, ndër dështimet më të mëdha të Qeverisë Haradinaj

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka akuzuar Qeverinë Haradinaj për, siç ka thënë, dështimet në sistemin e shëndetësisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Në një konferencë për media, ajo i cilësoi të dështuara Ministrinë e Punës dhe atë të Shëndetësisë.

“ Roli i Ministrisë është drejtimi dhe hartimi i politikave që adresojnë krizën në shëndetësi. Por a e dini sa Projektligje të reja i ka sjellë gjatë dy viteve të PANQeverisë ish Ministri i Shëndetësisë? 1, për të mos zero, sepse Ligji për transfuzionin e gjakut ishte nga mandate i kaluar dhe ishte i gatshëm. Thanë do ta bëjnë fondin e sigurimeve shëndetësore para se të bëhet protokollet e sistemi informative. Dështuan. Ngase as nuk bëhet dot ashtu, e as nuk dinin çka po deklaronin. Sot ne jemi pa sigurime shëndetësorë. 20 vite nga çlirimi. Thanë do ta rishikojnë Ligjin për Sigurime Shëndetësore, dështuan. Thanë do të rishikojnë Ligjin për Shëndetësinë, dështuan. Thanë do ta finalizojnë listën esenciale të barnave, e mbyllën mandatin pa e nënshkuar ata listë. Lista esenciale e barnave gjendet në konsultim publik aktualisht, e kjo qeveri e rrëzuar nuk ka mandat më ta zyrtarizojë”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova nuk ka ligj për transplantin e organeve dhe pacientët nuk e kanë të drejtën të transplantojnë veshkat në Qendrën Klinike Universitare.

E vendet fqinje me ne, bëjnë transplantet edhe në Spitalet rajonale, se për atë qendrore as nuk diskutohet. Pra, dy ish ministrat dhe Qeveria në tërësi shkoi pa i përmbush zotimet kryesore që ata vet paraqitën gjatë mandatit. Sa nga padija aq dhe nga pangopësia. ”, përfundoi deputetja e LVV-së.

Kollçaku gjatë kësaj paraqitjeje publike foli edhe për gjendjen e punëtorëve të Kosovës e cila, siç tha ajo, prej disa vitesh është duke u rënduar.

“ Premtuan se do të rrisnin pagën minimale, dështuan. Premtuan se do të bënin ligjin e ri të punës. Sipas tyre më të mirë e më të përshtatshëm. As nuk e hartuan të tillë e as nuk mbërritën ta finalizonin. Premtuan se do të rrisnin punësimin me programet e Ministrisë së Punës, dështuan. Vitin që lamë pas në Kosovë janë 17 mijë vende pune më pak. Premtuan se do të bënin ligjin e veçantë për pushimin e Lehonisë, dështuan. E hoqën atë dhe nga Projekti i Ligjit të punës, gjë e papranueshme. Premtuan se do të rrisnin pagën minimale, dështuan”, tha ajo.

Punëtoret në industrinë e shërbimeve dhe punëtorët në ndërtimtari, sipas deputetes Kollçaku, paguhen shumë pak e punojnë me orare të zgjatura, pa pushime të plota vjetore, pa sigurime shëndetësore, pa dy ditë në javë pushim, e edhe pa kontratë./Sinjali/